
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas diskutimeve që janë bërë gjatë javës së fundit nëse Kosova do të duhej të lejonte ndërtimin e rrjetit që i mundëson Kosovës qasje në gaz, projekt ky që është paraparë të shtrihet në Greqi-Maqedoni e Veriut-Kosovë, por që kjo e fundit ende nuk ka marrë ndonjë hap për të implementuar një projekt të tillë.
Hoti ka thënë se në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017, janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së dhe tashmë ka disa vite që MCC së bashku me institucionet e Kosovës ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.“Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financim nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton lajmi.net.
I NGJAJSHËMQASJA E KOSOVËS NË RRJETIN E GAZIT, HOTI:
ËSHTË DËM I MADH HAPJA E DILEMAVE PËR BASHKËPUNIMIN ME SHBA-TËAi ka thënë se as në Qeverinë Mustafa, por as gjatë kohës sa vetë ishte në pushtet, nuk ka pasur asnjëherë dilema për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë”, ka shkruar Hoti.Ai ka thënë se në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit është duke u hapur debati për rikostruim në Termocentralin Kosova A, për të cilin Hoti ka thënë se është “kancer ambientialist”.
Postimi i plotë:
Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut.As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë.Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale.



