LajmeRajon

Pyetja për Masakrën e Çirezit shkakton përplasje mes prokurorit dhe avokatit në Speciale

Ka vazhduar sot seanca në Speciale ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Seanca ka filluar me tensione mes mbrojtjes së Nasim Haradinajt dhe Prokurorit të Specializuar, pasi që avokati dëshironte të bënte një pyetje për Haradinajn ku përmendej masakra e Çirezit

Përveç kësaj, në pyetjen e tij avokati përmendi edhe masakrën ndaj familjes Jashari në Prekaz të kryer nga forcat serbe, teksa deshi ta pyes Haradinajn në lidhje me një listë që ai kishte përpara.

Sidoqoftë, kjo pyetje u kundërshtua nga Prokurori, i cili paraqiti ankesë tek Trupi Gjykues.

Sipas Prokurorit, kjo çështje nuk ndërlidhej me rastin për të cilin akuzohet Nasim Haradinaj si dhe në të kaluarën ai nuk kishte bërë pyetje në lidhje me këtë çështje.

Ankesa e Prokurorit u pranua nga gjykatësi i cili konkludoi se avokati po bën pyetje sugjestive dhe të asaj forme që nuk ndërlidhen me dëshminë e dhënë paraprakisht kur Haradinaj ishte marrë në pyetje nga prokurori.

Related Articles

Back to top button
Close
Close