BotaLajmeTopLajm

Putini mbërrin në Korenë e Veriut për herë të parë pas 24 vjetësh

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur herët të mërkurën sipas kohës lokale, në Phenian të Koresë së Veriut.

Kremlini e ka konfirmuar arritjen e Putinit atje me një mesazh të shkurtër, ku thuhet se ai ka mbërritur në kryeqytetin e këtij shteti.

Pavarësisht arritjes në orët e hershme të mëngjesit, raportohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e ka pritur homologun e tij në aeroport.

Tass raporton se ata i kanë nisur menjëherë bisedat derisa po ecnin drejt veturave me të cilat do të udhëtonin.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet.

Delegacioni i tij përbëhet nga ministri i Mbrojtjes, Andrei Belusov, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe kreu i agjencisë së hapësirës të Rusisë.

Për herë të fundit, Putini e ka vizituar Korenë e Veriut në korrik të vitit 2000, kur e kishte nisur karrierën e tij presidenciale. Atë kohë shteti udhëhiqej nga Kim Jong II i cili ka vdekur në vitin 2011 dhe ishte pasur nga djali i tij, Kim Jong Un.

Të dy liderët pritet të përdorin këtë udhëtim për të treguar lidhjet e forta midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Këshilltari politik i Putinit, Yuri Ushakov, ka sinjalizuar gjithashtu se të dy vendet mund të nënshkruajnë një partneritet sigurie.

Related Articles

Back to top button
Close
Close