BotaLajme

Putin niset javën e ardhëshme drejt Iranit, udhëtimi i tij e dytë pasi pushtoi Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Iranin javën e ardhshme, ka thënë Kremlini të martën, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se Teherani mund t’i sigurojë Moskës dronë për aksionin e saj në Ukrainë, shkruan AP.

Gjatë një udhëtimi në Teheran të martën e ardhshme, Putin do të marrë pjesë në një takim trepalësh me liderët e Iranit dhe Turqisë, i ashtuquajturi formati i takimeve të Astanës për bisedimet lidhur me Sirinë, shtoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Vizita e Putinit në Iran do të pasojë udhëtimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Izrael dhe Arabinë Saudite këtë javë, ku programi bërthamor i Iranit dhe aktivitetet malinje në rajon do të jenë temë kryesore e diskutimit.

Peskov u tha gazetarëve se gjatë vizitës në Teheran, Putin do të ketë gjithashtu një takim të veçantë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Në mars, Erdogan ndihmoi në ndërmjetësimin e bisedimeve midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll, Turqi. Peskov konfirmoi se nuk kishte diskutime për një rund të ri negociatash të tilla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close