LajmeMaqedoni

Punëtori filmike falas për të rinjtë 15-25 vjeç në Maqedoninë e Veriut

Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, studentët e fakulteteve të filmit dhe të drejtimeve të ngjashme, siç janë: regjia e filmit dhe televizionit, produksioni, kamera, montazha, skenari/drama, influencuesit, profesionistët, gjysmë-profesionistët ose amatorët nga Ballkani Perëndimor, mund të aplikojnë në platformën Edu Cuts.

Do të organizohen dhjetë punëtori kreative në të cilat talentët e rinj nga Ballkani Perëndimor do të kenë mundësinë të zhvillojnë dhe të realizojnë filmat e tyre të parë të shkurtër.
Aktualisht, në proces është thirrja për punëtorinë e parë online, për të krijuar filmat e parë me ekspertë të platformës First Film FirstThirrja është e hapur deri më 15 maj dhe ka për qëllim që të rinjtë nga mosha 15 deri në 25 vjeç, të realizojnë një film të shkurtër, ata të cilët kanë ide apo skenar. Punëtoria do të mbahet në gjysmën e dytë të muajit maj, në 5 ditë pune gjatë dy javëve.

Qëllimi i rrjetit të festivaleve dhe organizatave të filmit Edu Cuts është edukimi i të rinjve në fushën e filmit. Rrjeti u krijua në kuadër të projektit ‘Kultura dhe Kreativiteti’ për Ballkanin Perëndimor dhe zbatohet me mbështetjen e Këshillit Britanik.

Në qershor, punëtoria e dytë do të zgjedhë projektet më të mira nga punëtoria e parë, ndërsa projektet më të avancuara që janë gati për prodhim dhe mund të aplikojnë drejtpërdrejtë për punëtorinë e dytë. Punëtoritë janë falas për të gjithë pjesëmarrësit dhe njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme.  Më shumë njohuri rreth mënyrës së aplikimit, mund të gjeni në këtë LINK.

Tre projektet më të mira të filmit të shkurtër si shpërblim do të marrin mbështetje për përdorimi falas të pajisjeve të prodhimit të filmave (Kamera 6K, lente, ton).

”Ky projekt parasheh dhe mbështetje për mobilitetin, për të paktën 20 filmbërës të rinj do të mbulohen shpenzimet e udhëtimit për të marrë pjesë në seminare në vende të tjera, ku mund të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme”, informojnë organizatorët.

EDU CUTS përfshin festivale dhe organizata filmike që janë të fokusuara në promovimin dhe zbatimin e edukimit dhe lëvizshmërisë së talenteve të rinj, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close