LajmeMaqedoniTopLajm

Publikohet Indeksi Global i Paqës / Maqedonia renditet e pesta me radhë

Tashmë është publikuar Indeksi Global i Paqës për vitin 2021, ku Maqedonia e Veriut, renditet e pesta me radhë ndër vendet që kanë paraqitur përmirësime të mëdha në paqe, shkruan Alsat.

RMV, u ngrit për 11 vende në GPI (Indeksi Global i Paqes), derisa tani renditet e 40-ta në përgjithësi.

Sipas shkrimit të GPI-së, rritja e paqës në Maqedoninë e Veriut, erdhi kryesisht nga përmirësimet në fushën ‘konfliktit të vazhdueshëm’, ndërsa tash llogaritet që ky përmirësim është në nivelin e tij më të mirë që nga viti 2016-të.

Në shkrimin e GPI-së, thuhet se konflikti si ai me Greqinë, është zvogëluar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, ani pse Bullgaria vazhdon bllokimin e negociatave me RMV-në, për anëtarësimin e vendit në BE.

Pavarësisht disa ndarjeve në vend lidhur me Marrëveshjen e Prespës, çështja nuk është polarizuese si një vit më parë.

Po ashtu, edhe në fushën e sigurisë, Maqedonia e Veriut, ka pasur përmirësimë si në politikë, në rastet e vrasjeve, burgosjeve, dhe ndikimit të terorrizmit.

Maqedonia e Veriut, në këtë listë është e pesëta, derisa atë e kanë lënë mbrapa vendet si: Ukraina në vendin e parë, Iraku në të dytin, Polonia në të tretin dhe Vietnami në të katërtin./ Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close