BotaLajme

Pse Obama nuk e ka mbështetur kandidaturën e Harris për president të SHBA-ve?

Teksa Kamela Harris po merr mbështetjen e të gjithëve për të qenë kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale, duket se jo të gjithë janë pas saj duke duartrokitur.

Mes njerëzve që nuk është dakord për kandidimin e saj, duket se është dhe ish-presidenti Barack Obama, i cili nuk e ka mbështetur ofertën presidenciale të Harris.

Sipas mediave të huaja, Obama nuk mendon se ajo mund ta mposht Donald Trump. Arsyeja u bë publike nga media amerikane New York Post e cila i referohet një burimi të afërt me familjen Biden. Pas tërheqjes së Joe Biden nga gara  të dielën dhe kandidimit të menjëhershëm të zëvendës-presidentes, shumica e elitës demokrate në SHBA u renditën pa humbur kohë në krah të Harris.

Por Obama bëri një pozicionim të dukshëm, duke mos dhënë mbështetjen për kandidaturën e zëvendës-presidentes.

“Obama është shumë i mërzitur sepse e di që ajo nuk mund të fitojë. Obama e di se ajo është thjesht e paaftë. Kur konkurroni për president, ka gjëra që mund dhe nuk mund t’i thuash.”- tha burimi i “The Post”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close