
Nga Ylber Hysa
A po i ngutet dikujt qe t’i krijojë institucionet para a pas vendimit në Hagë? A po i ngutet dikujt qe t’i krijojë institucionet para mbledhjes së OKB’së, apo pas saj?
Sërish kalendari po bëhet temë e nxehtë në Kosovë. Dhe jo vetëm shkaku i motit!
A mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit këtë javë? A përbën shkelje të afateve kushtetuese? Nëse është shtyrë kaq shumë, atëherë pse nuk po u pritka edhe një javë e ca ditë për verdiktin e Dhomave të Specializuara në Hagë?
Me 12 shtator mbahet protesta përkrahëse për liderët e UÇK-së.
E nga 8 -20 shtator mbahet seanca e rëndësishme vjetore e OKB’së në New York, ku këtë herë pritet të shkojë ndoshta edhe Albin Kurti për të përfaqësuar Kosovën.
New York në ato ditë është një pazar i madh ku mund të takosh e dëgjosh turli llafi. Apo edhe të bësh edhe premtime e pazare. Sidomos nëse ke qenë i izoluar a i sanksionuar.
A po i ngutet dikujt qe t’i krijojë institucionet para mbledhjes së OKB’së, apo pas saj?
A po i ngutet dikujt qe t’i krijojë institucionet para a pas vendimit në Hagë?
Sido që të jetë perceptuar rëndësia e kalendarit nga dikush, për Kosovën mbetet vetëm një datë e rëndësishme pas 17 shkurtit- data 16 shtator!
Prandaj….



