LajmeRajon

PS tha se do të pranonte propozimin e opozitës për Avokatin e Popullit, PD i frikësohet përçarjes brenda radhëve dhe “shpik” formulë

Pas deklaratës të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se PS ishte gati të pranonte propozimin e opozitës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Partia Demokratike ka dalë me një formulë të re bashkëpunimi.

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gazment Bardhi paraqiti mekanizmin e ri të përzgjedhjes, të cilin PD e konsideron mënyrën e vetme për të siguruar pavarësinë e institucionit dhe konsensusin mes palëve politike.

Në letrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ndër të tjera evidentohet se: “……Politizimi i emërimeve parlamentare në pozitat e larta të organeve kushtetuese apo institucioneve të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze.”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close