BotaLajme

Provokimi nga Kremlini, presidenti Vladimir Putin mban gjtihmonë me vete valixhen bërthamore

Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit. ensionet mes dy vendeve së fundmi janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Biden refuzoi të kishte një përballje të drejtpërdrejt me Putin.
Featured image of article: Provokimi nga Kremlini, presidenti Vladimir Putin mban gjtihmonë me vete valixhen bërthamoreVladimir Putin

RUSI– Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitrry Peskov, presidenti i Rusisë Vladimir Putin mban gjithmonë me vete valixhen bërthamore.

“Presidenti Vladimir Putin i mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”.-tha ai.

Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit.

Sipas Wionnews, shërbimi fotografik i realizuar së bashku me frazën “valixhja bërthamore” që janë realizuar nga Tass mund të jenë pjesë e strategjisë diplomatike të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara. Tensionet mes dy vendeve së fundmi janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Biden refuzoi të kishte një përballje të drejtpërdrejt me Putin.

Moska dhe Uashingtoni ndajnë një mosbesim të ndërsjellë që u ndez pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Kremlini në 2014.

Lidhjet u përkeqësuan për shkak të ndërhyrjes së pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA në 2016 dhe kohët e fundit kur Perëndimi arriti në përfundimin se figura ruse e opozitës Alexei Navalny u helmua verën e kaluar me një agjent nervor të dizajnuar nga Sovjetikët.

Por të dy vendet kanë vazhduar bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe procesin e paqes në Afganistan.

(d.a/dosja.al)

Related Articles

Back to top button
Close
Close