MaqedoniTopLajm

Protokolle rigoroze,regjistrimi 2021 i padiskutueshëm

Të gjitha aktivitetet zhvillohen në drejtim të asaj që regjistrimi 2021 do të realizohet. Garancë se nuk do të ketë nevojë për shtyrje është protokolli i rreptë që respektohet, si dhe trajnimi i duhur i regjistruesve dhe ekipeve të regjistrimit. Qytetarët dhe regjistruesit do të jenë të mbrojtur. I gjithë fokusi i qeverisë është në atë drejtim, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp për Regjistrimin e ardhshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave.

Të gjitha vendimet, tha Arsovski, Qeveria i miraton bazuar në qëndrimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili shqyrtohet në Shtabin e përgjithshëm koordinues, nga ku përfundimet shkojnë në seancë të Qeverisë.

“Absolutisht do të ndjeken rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, si dhe për shumë raste të tjera në lidhje me rreziqet e sigurisë. Në këtë moment, të gjitha forcat janë të drejtuara në respektimin e protokolleve dhe realizimin e regjistrimit”, tha Arsovski.
I pyetur nëse Qeveria mendon për ligj të ri me të cilin do të shtyhej Regjistrimi, nëse për ndonjë arsye ekziston një nevojë e tillë, Arsovski përsëriti se të gjitha kapacitetet kanë për qëllim kryerjen e regjistrimit dhe se suksesi i tij është i garantuar nga metodologjia dhe protokollet shëndetësore.

“Qytetarët dhe regjistruesit do të jenë të mbrojtur. I gjithë fokusi i qeverisë është në atë drejtim”, deklaroi Arsovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close