MaqedoniTopLajm

Drejtori i ri i spitalit të Strugës emërohet Armend Arsllani

Për drejtor të ri në spitalin e Strugës sot është emëruar mjeku Armend Arsllani, ish zëvendësministër i Shëndetësisë, ka informuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili pardje e shkarkoi nga detyra Muhamed Hasanin pas rastit ku një lehonë nga Dibra mbeti pa tre organet e saja.

Për rastin se ai tha se para dy ditësh ka formuar komision dhe siç ka informuar tani bëhet mbikëqyrje në pjesën profesionale të punës.
“Mjeku punon konform kompetencave të tij, ndërrimi nuk ka qenë vetëm për këtë rast, por edhe në kuadër të ingerencave që ishin në anën e Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor. Do të presim të përfundojnë të gjitha procedurat dhe analizat dhe pastaj do të japim komentin”, ka thënë ministri Filipçe i pyetur nëse Hasani vazhdon me punë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close