LajmeMaqedoniTopLajm

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës të enjten në Tetovë, Këshilli Organizativ sjell detaje

Këshilli Organizativ për protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të caktuar për të enjten në Tetovë ka shpalosur detaje lidhur me protestën dhe ka bërë thirrje që qytetarët ta përkrahin ate. Ja deklarata e plotë e Këshillit organizativ:

“Të nxitur nga reagime të shumta të qytetarëve pas rritjes së fundit të çmimit të energjisë elektrike për të mbuluar humbjet e prodhuesve por edhe nga reagimi i qytetarëve për shërbimet jokorrekte të kompanive energjetike ndaj tyre, dhe të motivuar për t’i gjetur dhe për t’i dhënë zgjidhje një problemi të vjetër e të paadresuar mjaftueshëm deri tani, dhe me qëllim për të parandaluar reagime dhe sjellje të dhunshme e radikale të grupeve të caktuara të qytetarëve të mllefosur,
ne, Këshilli Iniciator për organizimin e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve tjera të lidhura me energjetikën, ftojmë qytetarët e Tetovës me rrethinë, që ditën e Enjte, më 6 Gusht 2020, në ora 19:00, të na bashkohen në sheshin Iliria,

për të kundërshtuar 1) vendimin e KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike;

për të reaguar ndaj 2) monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit;

për të kërkuar 3) zhbërjen e KRRE-së, organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve;

për të kërkuar 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike.

I ftojmë qytetarët që do marrin pjesë në këtë protestë të respektojnë rekomandimet dhe masat mbrojtëse ndaj pandemisë covid19 (mbajtje e maskave dhe respekti i distancës fizike).

Ftojmë poashtu organizatat joqeveritare por dhe institucionet që të përkrahin dhe mbështesin organizimin e protestës me interes publik”, thuhet në deklaratën e Këshillit Organizativ.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close