LajmeMaqedoniTopLajm

Propozimi i ri francez, Ahmeti: Të vulosim njëherë e përgjithmonë fatin e integrimit në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facbook pas mbledhjes që kishte sot koalicioni qeverisës mbi propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje, përcjell TV21. Ahmeti thotë vendi duhet ta pranojë propozimin dhe me të të vuloset ardhmëria evropiane.

“Në çastet vendimtare për ardhmërinë europiane të vendit, me partnerët e koalicionit qeverisës jemi ulur në tavolinën e punës dhe po shqyrtojmë me vëmendje idetë e trasuara në propozimin e presicendës franceze për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë fqinje. Para nesh dhe para gjithë opinionit është një kompromis i propozuar që përkrahës ka mbarë Europën dhe SHBA-të, në të janë përfshirë qartë pozicionet tona që të mos cënohet identiteti, gjuha dhe dinjiteti kombëtar i bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Vlerësoj se është koha të dëshmojmë pjekuri dhe racionalitet e jo protagonizëm subjektiv për interesa të ngushta. Nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të bëhet epiqendër e manovrave të rrezikshme të agjenturave të izolimit. Për të mirën e të gjithëve, për ardhmërinë e sigurtë dhe progresive le ta shfrytëzojmë këtë mundësi historike dhe të vulosim njëherë e përgjithmonë fatin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian!”, ka shkruar Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

Gjithashtu lexo
Close
Back to top button
Close
Close