
Tetë pronarë të kompanive të mëdha në Maqedoninë e Veriut janë personat më të pasur gjatë vitit 2024. Sipas një raporti të fundit më i pasuri, në vendin e parë është Zhivko Mukaetov nga Alkaloidi, ku vlera e pasurisë për vitin 2024 arrin në 784.183.300 euro, pas tij vjen Mukaetov gjendet vijon Andrej Josifovski nga Makpetrol me pasuri në vlerë prej 625.492.580 euro, pastaj vjen Ilija Geçev nga IGM Trejd me pasuri prej 573.787.416 euro, më pas Goce Kamçev i KAM-it me pasuri prej 274.590.435 euro, pas tij vijon Sllobodan Kutrevski nga Pekabesko me pasuri prej 267.171.362 euro, pastaj vjen Stasho Millkovski nga Granit me 265.799.470 euro, ndërkaq pas tij ndodhet Vlladimir Todoroviq nga Tineks me pasuri prej 217.957.480 euro dhe në fund është edhe Visar Jakupi nga Marketi Kipper me pasuri prej 209.995.590 euro.
Ndryshe bizneset shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ndihmojnë as mediat shqiptare, por vetëm ata maqedonase në formta të fshehta.




