BotaLajmeTopLajm

Alarm klimatik: El Niño i viteve 2026-2027 mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Ekspertët paralajmërojnë se ky “Super-Niño”, siç është quajtur tashmë nga disa studiues, i kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, mund ta bëjë vitin 2027 një nga vitet më të nxehta në historinë e matjeve klimatike.

Fenomeni klimatik El Niño, që po forcohet në Oqeanin Paqësor, mund të bëhet më intensiv se çdo episod i mëparshëm i regjistruar. Alarmi është dhënë nga studiuesit e fondacionit “Berkeley Earth” dhe Administratës Kombëtare Amerikane të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).

Ekspertët paralajmërojnë se ky “Super-Niño”, siç është quajtur tashmë nga disa studiues, i kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, mund ta bëjë vitin 2027 një nga vitet më të nxehta në historinë e matjeve klimatike. Sipas parashikimeve, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë ngjarje të rënda atmosferike në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Amerikën Latine, ku mund të ndikojnë në reshjet, thatësirat dhe valët e të nxehtit.

Klimatologu Zeke Hausfather, një nga autorët e studimit deklaroi se sipas modeleve të ndryshme klimatike, kulmi i këtij episodi El Niño mund të tejkalojë rekordin e mëparshëm me një diferencë të konsiderueshme. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që kombinimi i El Niño-s me ndryshimet klimatike të çojë në një rritje të temperaturës mesatare globale në vitin 2027 deri në 1.7°C mbi nivelin para-industrial, duke kaluar edhe pragun prej 1.5°C që komuniteti ndërkombëtar synon ta shmangë përmes Marrëveshjes së Parisit.

Studimi i Berkeley Earth ka analizuar parashikimet e 14 modeleve klimatike për këtë fenomen. Sipas rezultateve, temperatura maksimale e sipërfaqes së detit në Paqësor mund të jetë rreth 0.8°C më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur gjatë episodit El Niño të viteve 2015-2016. “Ky nuk është një përfundim i sigurt, por probabiliteti po rritet nga muaji në muaj”, tha Hausfather.

Paralajmërimet e Berkeley Earth përputhen edhe me vlerësimet e NOAA-s amerikane, e cila parashikon rreth 80% mundësi që deri në fund të vitit të zhvillohet një episod “shumë i fuqishëm” El Niño. Sipas NOAA-s, kushtet e këtij fenomeni mund të vazhdojnë të paktën deri në prill të vitit 2027. Shkencëtarët theksojnë se El Niño është një fenomen natyror që përsëritet periodikisht, por ndikimi i tij po bëhet më i madh për shkak të rritjes së temperaturave globale dhe ndryshimeve të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close