
Prokuroria Publike përmes një reagimi ka shprehur siç thonë ata zhgënjimin ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila nuk po vlerëson kushtetutshmërinë e Ligjit për rrogat e prokurorëve publik dhe Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik. Sipas organit të akuzës, dispozitat e propozuara nga Qeveria për zvogëlimin e koeficientit krijojnë dallim të madh mes rrogave të gjykatësve dhe prokurorëve me çka përveç që cenohet shteti i të drejtës dhe sundimi i ligjit, cenohet edhe funksionimi i Prokurorisë Publike.
Sipas Prokurorisë Publike propozimi bie ndesh me praktikat e Bashkimit Evropian, ndërsa me përllogaritjet e propozuara prokurorët vendas do të kenë rrogat më të vogla dhe jo të standardizuara me rrogat e kolegëve të tyre nga vendet e rajonit. Për këtë arsye i bëjnë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të vepron në kohë dhe të zbaton Kushtetutën dhe ligjin.


