LajmeMaqedoniTopLajm

Prokuroria ndërmerr veprime për të gjetur të mbijetuarin e tetë nga aksidenti në Bullgari

Prokuroria Themelore Publike përmes një njoftimi tha se menjëherë pas konferencës për shtyp të organeve hetuese bullgare në lidhje me aksidentin që ndodhi dje në autostradë “Struma:, PTHP dha urdhër gojor në SPB Shkup për sigurimin e listave të udhëtarëve të cilët me autobusë “Besa Trans” kanë lëshuar Republikën e Maqedonisë së Veriut më datë 18.11.2021 dhe listën e udhëtarëve që kanë hyrë në vendin tonë me datë 22.11.2021″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata theksojnë se sigurimi i listave nga vendkalimet kufitare ka për qëllim të bëjë krahasimin e udhëtarëve, për shkak se sipas prokurorit, Sarafov, mungon një udhëtar nga autobusi i djegur.

Nga Prokuroria theksojnë se e njëjta procedurë po bëhet edhe nga Prokuroria e Bullgarisë.

  1. “Të njëjtën procedurë po e zbaton edhe Prokuroria e Bullgarisë, e cila po krahason listat nga vendkalimet kufitare për hyrje të udhëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë me datë 18.112021, dhe listat për hyrje nga Republika e Turqisë në Republikën e Maqedonisë me datë 22.11.2021, si dhe dalje nga Bullgaria në drejtim të vendit tonë gjatë ditës së nesërme”, thonë nga Prokuroria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close