
Kryetari i Komunës së Koçanit, i cili sot dha dorëheqje të parevokueshme, pasdite është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Themelore Publike të Koçanit në hetimin për zjarrin në diskotekën në të cilën humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan.
“Për momentin kryetari i komunës është në ndërtesë dhe po jep deklaratë, u përgjigj në konferencën për shtyp në Koçan prokurori publik Ljupço Kocevski i cili tha se për momentin nuk mund të konfirmojë se edhe ai është në mesin e të dyshuarve.
Paraprakisht Koceski tha se në Gjykatën Themelore në Koçan aktualisht janë duke u mbajtur seancat lidhur me propozimet për paraburgim afatshkurtër.



