LajmeRajon

Prokuroria duket sikur u bë pjesë e propagandës kundër UÇK-së, thotë avokatja e Krasniqit

Është duke vazhduar gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, në Speciale po flet avokatja e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, deklaroi se klienti i tij nuk ka pasur pushtet për të kontrolluar luftëtarët dhe se të njëjtët nuk kishin të bënin fare me punën e tij si zëdhënës.

“Ai nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike me autorët fizikë të krimeve, ai nuk kishte aftësi (pushtetin) për të kontrolluar ndonjë luftëtarë, ata ishin larg gjeografikisht dhe nuk ishin fare të lidhur me punën e tij si zëdhënës. Prokuroria parashtron një teori të pabazuar se UÇK-ja ishte më e organizuar sesa ishte në fakt e organizuar, provat do të tregojnë që kjo teori është thjesht një fantazi”, tha avokatja e Krasniqit.

Sipas saj, Prokuroria është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së.

“Mjafton të them që Prokuroria duket sikur është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së. Duke interpretuar dokumente ndryshe siç ka qenë situata në terren, provat do të tregojnë të kundërtën”, u shpreh ai.

“Provat do të tregojnë që UÇK-ja nuk ka qenë në gjendje ta arrijë nivelin e organizimit që pretendohet nga Prokuroria”, tha ajo.

Ajo përmendi edhe kohën pas përfundimit të bombardimeve, duke thënë se situata ishte kaotike.

“Pas bombardimit të NATO-s, qindra e mijëra civilë u kthyen në Kosovë, për të gjetur anëtarët e familjes së vdekur, shtëpinë e djegura, ndërkohë pronat e tyre dhe kafshët ishin shkatërruar”, tha ajo.

Ajo ritheksoi se “provat do të tregojnë që s’ka pasur zinxhir vertikal komande”.

“Bëhet fjalë për një mësues e historian, jo një ushtarak profesionist”, tha ajo për Krasniqin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close