BotaLajme

Programi bërthamor, Irani: Mundësia e negociatave me SHBA, e komplikuar

Irani thotë se mundësia e negociatave me SHBA mbi programin bërthamor të vendit të tij është “komplikuar” nga sulmi amerikan në tre nga vendet, të cilin ai pranoi se shkaktoi “dëme serioze”

SHBA-të ishin një nga palët në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, në të cilën Irani ra dakord të kufizonte programin e tij të pasurimit të uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe përfitimeve të tjera, raporton AP.

Kjo marrëveshje u prish pasi presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi SHBA-në në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të tij të parë. Trump ka lënë të kuptohet se është i interesuar për bisedime të reja me Iranin dhe tha se të dy palët do të takohen javën e ardhshme.

Në një intervistë në televizionin shtetëror iranian të transmetuar të enjten vonë, ministri i jashtëm Abbas Araghchi la të hapur mundësinë që vendi i tij të hyjë përsëri në bisedime mbi programin e tij bërthamor, por deklaroi se kjo nuk do të ndodhë së shpejti.

“Nuk është arritur asnjë marrëveshje për rifillimin e negociatave. Nuk është caktuar asnjë kohë, nuk është bërë asnjë premtim dhe as nuk kemi folur për rifillimin e bisedimeve”, tha ministri i Jashtëm.

Vendimi amerikan për të ndërhyrë ushtarakisht “e bëri më të komplikuar dhe më të vështirë” bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit, tha Araghchi

Related Articles

Back to top button
Close
Close