LajmeMaqedoniTopLajm

Profesoresha universitare, Vjollcë Berisha do të jetë zëvendësministre e bujqësisë

Profesorsha universitare nga Tetova, Vjollcë Berisha do të jetë zëvendësministre e bujqësisë si kuadër i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, kush është profesoresha Berisha, top24 ju sjellë më poshtë biografinë e saj.

Vjollcë Berisha, Kandidate për Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Vjollcë Berisha është ligjëruese universitare me përvojë 17 vjeçare në botën akademike dhe 14 vite angazhim aktiv në politikë.
Nga 2006 është Pedagoge në Universitetin e Tetovës, në Departamentin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Mbulon seminaret në lëndët: Histori e letërsisë shqipe – Poezi e sotme shqipe, Prozë e sotme shqipe, si dhe lëndën Teori e letërsisë. Paraprakisht ishte Drejtuese dhe kryeredaktore në Shtëpinë botuese “SYTH”, (2017) dhe Redaktore në shtëpinë botuese “Albas” në Tetovë (2002-2007)
Vjollcë Berisha ka qenë Sekretare e përgjithsme (2022) dhe Kryetare e Asamblesë së Gruas në Aleancën për Shqiptarët (nga 2021) si dhe Këshilltare komunale në Komunën e Tetovës (2009-2017). Momentalisht është Anëtare e Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët.
Studimet deridiplomike për letërsi i ka kryer në Universitetin e Tetovës (2006), Magjistraturën në fushën e letërsisë poashtu në Universitetin e Tetovës (2010) dhe Doktoraturën në fushën e letërsisë në Universitetin e Tiranës (2021).

Related Articles

Back to top button
Close
Close