
Gjermania po kalon një nga periudhat më të trazuara politike dhe ekonomike, ndërsa kancelari Friedrich Merz është përballur me një pritje armiqësore nga sindikatat.
Mes vërshëllimave dhe thirrjeve kundër, Merz ka lëshuar një paralajmërim të forte, “Ose reforma të thella, ose vendi do të mbetet pas.”
Kjo ishte atmosfera që priti Kancelarin Friedrich Merz në kongresin e Sindikatave Gjermane.
Një kor vërshëllimash, thirrjesh dhe pankartash kundërshtuese kanë shoqerruar fjalimin e njeriut që drejton ekonominë më të madhe të Europës.
Pas një viti në pushtet, popullariteti i Merz ka rënë ndjeshëm, ndërsa qeveria e tij është mbërthyer nga mosmarrëveshjet e brendshme se sa shpejt duhet të lëvizin reformat.
“Gjermania duhet të mbledhë forcat. Ne kemi dështuar të modernizojmë vendin tonë dhe kemi zvarritur problemet strukturore për vite me radhë. Sot, këto probleme janë rritur dhe po rrezikojnë mirëqenien e brezave të ardhshëm”, tha Merz.
Kancelari përmendi edhe krizën e pensioneve dhe kostot e larta të shëndetësisë, të cilat u pritën me ironi dhe të qeshura nga delegatët e sektorit publik dhe industrial.
Ndërsa partitë tradicionale humbasin terren, e djathta ekstreme e AfD po rritet ndjeshëm, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kostove të larta të jetesës dhe burokracisë.



