LajmeMaqedoniTopLajm

Pritje deri në 40 minuta në kufirin Maqedoni Sërbi

Në pikën kufitare në mes Maqedonisë dhe Sërbisë po pritet deri në 40 minuta nga ana e palës maqedonase për qytetarët të cilët futen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Aktualisht punojnë tre peron dhe ka kolonë në këtë pikë kufitare. Jozyrtarisht TOP24 mëson se kolonat shkaktohen për shkak të masave kundër Covidit, respektivisht verifikimit të çertifikatave të vaksinimit, testit negativ PCR ose vërtetim për kalim të virusit SarsCov 19.

Për persona të cilët nuk janë të vaksinuar dhe që nuk kanë test negativ PCR në hyrje ju jepet dokument për izolim, ndërsa qytetartët të cilët kalojnë tranzit marin dokument tranzitor. Shkruan TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close