LajmeRajon

Princi Albert II i Monakos vizitë zyrtare në Serbi

Princi Albert II i Monakos arriti sot për një vizitë zyrtare në Beograd, dhe u mirëprit para Pallatit të Serbisë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç e priti princin me gardë nderi dhe me intonimin e himneve kombëtare.

Të dy do të kenë një takim kokë më kokë, dhe më pas do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Princi Albert II i Monakos po ashtu do të vlerësohet me Urdhrin e Republikës së Serbisë.

Gjithashtu janë planifikuar deklarata për mediat e Princit të Monakos dhe presidentit të Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close