LajmeMaqedoni

Prilli i këtij viti ishte më i ngrohtë se vlerat mesatare për shumë vite

Administrata për Çështje Hidrometeorologjike (HMRC), njofton se sipas matjeve dhe vrojtimeve të stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, muaji prill i këtij viti karakterizohet si muaj shumë i ngrohtë dhe normalisht me reshje shiu krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare.

Ata theksojnë se temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 7.9°C në Lazaropole deri në 16.6°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të prillit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), sipas raporteve të tyre, ajo e këtij viti ishte 2.5 °C mbi mesataren kombëtare.

Instituti Hidrometeorologjik

“Temperatura më e lartë maksimale është matur më 14 prill në Gjevgjeli dhe ka qenë 30.7 °C. Në territorin e vendit gjatë muajit, nga data 5 deri në datë 16 është vërejtur një valë e të nxehtit. Ngrica e lehtë është vërejtur në vendet më të larta nga data 18 deri në 22 të muajit. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Lazaropole, më 20 prill dhe ka qenë -3,1 °C”.

Në muajin prill të vitit të kaluar, sa i përket sasisë mujore të reshjeve në vend, bazuar në raportin e Institutit për Çështje Hidrometeorologjike, ishte nga 26 mm në Demir Kapi deri në 80 mm në Mavrovë. Bëjnë të ditur se reshjet kryesisht ishin nga shiu dhe bora, ku siç theksojnë ata, reshjet maksimale ditore prej 26 mm janë regjistruar në Berovë më 18, ndërsa mbulesa maksimale e borës prej 9 cm është matur në Popova Shapkë më 21 prill.

Related Articles

Back to top button
Close
Close