LajmeRajon

Prezantohet Projektligji për Qeverinë, parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri si dhe rreth 40 zëvendësministra

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar sot Projektligjin për Qeverinë, ku parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit, rreth 40 zëvendësministra, si dhe rreth 250 këshilltarë politikë.

Tahiri ka thënë se ky Projektligj do të sjell organizim dhe funksionim më të mirë të Qeverisë.

“Projektligji parasheh 3 zëvendëskryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit, Rreth 40 zëvendësministra,Rreth 250 këshilltarë politikë dhe nën-punës të kabineteve. Nuk ka ministra pa portofol, Ndalohet krijimi i trupave shtesë me funksione paralale”, ka thënë Tahiri para mediave.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close