LajmeMaqedoniTopLajm

Prezantim i programeve të Këshillit të ri sapoformuar për avancimin e arsimit të lartë

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot në konferencë për shtyp do t’i prezantojë programet në kuadër të Këshillit të sapoformuar për avancimin e arsimit të lartë.

“Këshilli për avancimin e arsimit të lartë ka tri programe në të cilat do të punojë në periudhën e ardhshme, ndërsa këto janë: Klubi i menaxherëve – sipërmarrësi dhe lidership, Programi për zhvillim të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe bizneset star-ap dhe Instituti për eksport. Hollësisht do të prezantohen të gjitha tri përmbajtjet programore dhe aktivitetet për periudhën e ardhshme, theksojnë nga Oda Ekonomike.

Programet do t’i prezantojnë Gligor Bishevi, kryetar i Këshillit për avancimin e arsimit të lartë, Goran Petrevski, nënkryetar i Këshillit dhe Jelisaveta Georgieva Joveska, nënkryetare e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe menaxheri projektues për zhvillim të këshillave të rinj në Odë. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close