LajmeRajon

Presidentja Vjosa Osmani nderon me ‘Medaljen Presidenciale të Meritave” ish presidentin shqiptar Bamir Topi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm si President i Republikës së Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përkushtimin e tij në kultivimin e frymës përbashkuese”

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua me rastin e 17-vjetorit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë.

Në fjalën e tij, Bamir Topi, pasi falënderoi presidenten Osmani për dekorimin, kujtoi ditën kur Presidenti Bush përcaktoi nevojën e përmbylljes së Pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë procesin e pavarësimit, ku ishte personalisht bashkudhëtar politik e institucional si President i Shqipërisë.

Bamir Topi: Është shumë i nder i veçantë dhe iu falënderoj për këtë vlerësim. Ky vlerësim në fakt vjen tek unë, por besoj dhe ka  gjithë bindjen së kontributi i çdo shqiptari në çdo pjese të territorit ku jetojnë shqiptarë, do të ishte njësoj siç kemi bërë dhe ne. Unë kam qenë me fat që kam qenë një bashkëkohës, por edhe një bashkudhëtar politik në procesin e Pavarësisë së Kosovës.

Pata privilegjin që në 10 qershor të viti 2027, të pres në Tiranë Presidentin amerikan, Geroge W. Bush, i cili atë ditë projektoj publikisht Pavarësinë e Kosovës. Më pas kam qenë në Kosovë në një vizitë zyrtare rreth dy javë para shpalljes së Pavarësisë… Zoti na nderoi bashkë me kontributin tuaj, të miqve ndërkombëtarë,që më 17 shkurt 2028, Kosova u bë e pavarur dhe sovrane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close