
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka kërkuar qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mënyrë që i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares – që gjendet ende në arrati – të kapet sa më shpejt dhe të dërgohet prapa grilave, raporton Express.
Osmani tha se “Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë”.
“Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave”, ka shkruar Osmani.



