BotaLajmeTopLajm

Presidenti i Bjellorusisë tregon se si ju ofruan 940 milionë dollarë për tu futur në karantinë ( video)

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se nuk do të pranojë t’i nënshtrohet masave parandaluese ndaj Covid-19.

Në fjalimin e tij në në një takim me Kabinetin e Ministrave ka thënë se i janë ofruar 940 milionë dollarë për t’iu nënshtruar masave izoluese, por megjithatë nuk i ka pranuar.

Ndër të tjera ai ka shtuar se vendi i tij nuk do të përballet me një situatë si Italia edhe pse FMN vazhdon të kërkojë që vendi të izolohet.

“Një shumë prej 940 milionë dollarësh, i është ofruar Bjellorusisë si financim i shpejtë. Dua t’ju them se ne nuk do të vallëzojmë me asnjë. Nuk dua që situata që u krijua në Itali të ripërsëritet edhe në Bjellorusi. Tashmë, Banka Botërore është e gatshme të na financojë 10 herë më shumë sesa ofroi, për ta bërë fakt se ne po luftojmë këtë sëmundje. FMN vazhdon të kërkojë nga ne: na jepni karantinën, izoloni veten, bëni shtetrrethim. Është e pakuptimtë,”- tha Lukashenko.

Kreu i Bjellorusisë Lukashenko tha se edhe në kulmin pandemisë midis Marsit dhe Prillit, refuzoi të merrte masa kundër koronavirusit, duke e quajtur pandeminë një “psikozë masive” dhe gjatë kësaj periudhe Lukashenko ftoi më shumë se 9 milion bashkëqytetarë të tij që të vazhdojnë punën./Gazetablic

Related Articles

Back to top button
Close
Close