
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të udhëtojë nesër në SHBA për të ndjekur ndeshjen midis Spanjës dhe Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Zëdhënësi i qeverisë spanjolle konfirmoi se Sanchez do të jetë në tribunë, pasi edhe familja reale spanjolle ka njoftuar se do ta ndjekë ndeshjen në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Në ndeshje pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili mund të takohet me një nga kritikët e tij më të zëshëm evropianë. Zëdhënësi i Sanchez tha se është pak e mundur që ai të ketë takime bilaterale me zyrtarë amerikanë në margjinat e ndeshjes.
Tensionet mes SHBA-së dhe Spanjës janë rritur kohët e fundit pasi Sanchez ka kritikuar politikën e jashtme amerikane, veçanërisht luftën në Iran.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në finalen.
„Presidentja mori ftesë për finalen e Kupës së Botës, por për arsye të lidhura me agjendën e saj nuk do të shkojë“, tha Paula Piñeiro, zëdhënëse kryesore e Komisionit Evropian.
Në tribunë nuk do të jetë as presidenti argjentinas Javier Milei, i cili ka preferuar ta shikojë ndeshjen nga shtëpia për shkak të bestytnisë.



