
Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa duket që nuk po ju ndahet investimeve infrastrukturore në komunën e Preshevës duke filluar këtë herë me investime në një nga lagjet e njohura si Lagja e Re përskaj plepave, shkruan Top24
Edhe sot filluan punimet në rekonstruimin e rrugës në Lagjen e Re përskaj plepave të qytetit Preshevë. Kjo, në të vërtetë brenda disa ditësh do të asfaltohet me një shtresë asfalti. Sigurisht se do të përmirsohet qarkullimi me mjete motoristike për qytetarët e lagjes por edhe çdo kalimtari me automjete që graviton në këtë lagje. Punimet do fillojnë dhe në vendbanime tjera, do të vazhdohet me punë të mira e të mbara gjithandej.



