KulturëLajmeMaqedoni

PREMIERË NË TETOVË: Shoqata Kulturore “Euneum” sjell shfaqjen teatrale “PANOPTIKON” sipas veprës së Mrożek

Shoqata Kulturore “Euneum” nga Tetova prezanton për publikun artdashës shfaqjen teatrale “PANOPTIKON”, e cila vjen si përshtatje e veprës “Strip-tease” nga autori i njohur polak Sławomir Mrożek.

Shfaqja është përshtatur dhe vënë në skenë nga regjisori Petrit Neziri, ndërsa premiera do të jepet më 29 maj, e ndjekur nga një ri-shfaqje më 30 maj, në Sallën e Fakultetit të Arteve në Tetovë, duke filluar nga ora 20:00. Hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.

Në rolet kryesore do të shfaqen aktorët:

Abdulla Osmani

Edmond Sadiki

Ardit Selmani

Shfaqja vjen me një ekip profesional artistik:

Skenografia: Bilgaip Koçishte – Bige

Kostumografia: Medina Hoxha

Muzika: Rakip Idrizi

Dizajni i posterit: Nagip Ismaili – Nagi

“Panoptikon” sjell në skenë reflektimin mbi kontrollin, lirinë dhe absurditetin e shoqërisë moderne, duke ndjekur stilin karakteristik satirik të Mrożek-ut. Një përvojë teatrale që premton të sfidojë mendimin kritik dhe të ngrejë pyetje të rëndësishme për realitetin tonë shoqëror.

Publiku është i ftuar të bëhet pjesë e këtij projekti kulturor dhe të mbështesë artin teatror në qytetin e Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close