LajmeMaqedoni

Prej sot pasdite reshje të reja, në pjesët perëndimore borë, gjatë fundjavës mot i ftohtë

Reshje të reja të cilat në pjesët perëndimore do të jenë kryesisht të borës priten në orët e pasdites dhe të natës. Në këto pjesë në disa vende do të formohet mbulesë e borës, përderisa në pjesën më të madhe të lindjes do të ketë mot të thatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në vendet më të larta erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale sot do të jetë në interval prej 4 deri 11 gradë.

Në Shkup pasdite pritet shi i përkohshëm, i cili në pjesët e luginave do të kalojë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.

Për nesër pasdite dhe në orët e natës, sinoptikët paralajmërojnë reshje të reja të borës, më të theksuara dhe më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet mbulesë e borës, e cila do të jetë më e dukshme në pjesët perëndimore. Pastaj do të mbizotërojë kryesisht mot i thatë dhe shumë i ftohtë, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme kur edhe temperaturat e ditës në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa gjatë fundjavës përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore. Të shtunën në disa vende do të bie borë e dobët./MIA

Related Articles

Back to top button
Close
Close