
Prej sot fillon dërgimi i energjisë ngohëse deri tek konsumatorët e kyçur në sistemin për nxehje qendrore në Shkup, që po kryhet sipas rregullave të konfirmuara në varësi nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme, informon Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRE).
“Sipas rregullores, nëse temperaturat e jashtme janë më të ulta dërgohet sasi më e madhe e energjisë ngrohëse dhe e kundërta, kështu që konsumatorët kanë komfor të sigurt dhe shtëpi të ngrohura në përputhje me standardet, në fakt temperaturat nëpër shtëpitë jo më pak se 20 gradë +1 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, këto rregulla të dërgesës janë siguruar konsumin optimal i energjisë ngrohëse dhe shpenzime minimale për nxehjen e konsumatorëve”, nënvizojnë nga KRE-ja.
Gjatë kushteve të caktuara atmosferike të motit mjaft të ngrohtë nuk nevojitet kurrfarë ngrohje, theksojnë, ndërpritet dërgesa e energjisë ngrohëse në periudhën e temperaturave të jashtme të larta, ndërsa menjëherë pas zvogëlimit të temperaturave nën vlerat e caktuara, ngrohja sërish lëshohet.
“Këtë vit sezoni ngrohës filloi para fillimit zyrtar të sezonit ngrohës – 15 tetori, për shkak të asaj që temperatura mesatare e ditës për ditën tjetër është më e ulët për 12 gradë Celsius, për shkak të së cilës KRRE dha leje për dërgesë të energjisë ngrohëse që të sigurohet komoditeti i nevojshëm i konsumatorëve”, potencojnë nga trupi rregullator.



