OpinionTopLajm

Pranvera arabe në sytë e Muhamed Jasharit

Ndonëse këtë vit rajoni hyn në dekadën e dytë të Pranverës Arabe, përveç Tunizisë, rajoni gjendet i zhytur në gjakderdhje dhe kolaps: Egjipti i risunduar nga diktatura totalitare, Libia e ndarë në linja ndërluftuese, Jemeni në krizë të rëndë humanitare, kurse Siria e shkatërruar nga terrori dhjetëvjeçar i regjimit ba’athist dhe aleatëve të tij!

Shkruan: Muhamed JASHARI, Shkup

Para 10 vitesh qytetarët e botës arabe vërshuan rrugët e qyteteve të mëdha, ndërsa motoja kryesore e këtij rebelimi social ishte “Populli dëshiron rënien e sistemit (Esh-sha’ab Jurid Iskatal ‘nidham).

Ky rizgjim popullor erdhi në shprehje kur regjimet diktatoriale, pas shumë dekadave të sundimit të egër, e zhytën vendin në korrupsion, e zhvatën paranë publike, nukkishin llogaridhënie para qytetarëve, e shtypën lirinë e mendimit dhe fjalën e lirë!

Sistemet e vendeve arabe të periudhës post-kolonialiste dështuan të sigurojnë të mira ose kapital të mjaftueshëm publik. Sistemet politike i privilegjuan elitat, që e monopolizuan pasurinë dhe përdorën instrumentet e shtetit jo për të promovuar të mirën publike, por për të shtypur qytetarinë dhe zërin e qytetarit, vë në dukje Paul Salem nga Instituti për Lindjen e Mesme (MEI).

Më shumë sesa thjesht heqjen e autokratëve, padëgjueshmëria qytetare kishte të bëjë me kërkesat nga publiku për qeverisje dhe ekonomi më të mirë, sundim të ligjit, të drejta më të mëdha, pjesëmarrje politike dhe zgjedhje të lira!

Largimi i presidentit tunizian nga pushteti pas një muaji të protestave masive rrugëve të Tunizisë, u shndërrua në frymëzim për mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, duke mos e harruar revolucionin e 25 janarit në sheshin “Tahrir” të Kajros, që solli fundin e Mubarakut dhe që zgjoi vëmendjen e botës për atë që literatura do ta njohë si Pranvera Arabe!

Protestuesit ishin të motivuar nga shumë faktorë, ndërsa tema e përbashkët ishte shtytja për dinjitetin dhe të drejtat e njeriut. Në disa vende tensionet fetare gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm. (Robinson, Council on Foreign Relations)

Ndonëse këtë vit rajoni hyn në dekadën e dytë të Pranverës Arabe, përveç Tunizisë, rajoni gjendet i zhytur në gjakderdhje dhe kolaps: Egjipti i risunduar nga diktatura totalitare, Libia e ndarë në linja ndërluftuese, Jemeni në krizë të rëndë humanitare, kurse Siria e shkatërruar nga terrori dhjetëvjeçar i regjimit ba’athist dhe aleatëve të tij! Madje, Siria u bë dëshmi e paraqitjes së përbindëshit ISIS, i cili kërcënoi gjithkënd që nuk mendon si vetja, pa mos kursyer as popullsinë myslimane.

Miliona njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre, për të përfunduar si refugjatë, shumë prej tyre ia mësyn brigjeve të Evropës. Fluksi ndezi një valë ndjenjash anti-emigrante, që solli liderët populistë në pushtet tek vendet perëndimore. (LizSly)

Në Egjipt, administrata e Obamës atëbotë nuk pranoi ta quante pushtimin ushtarak të vitit 2013 grusht shtet, kësisoj duke preferuar të ruaj marrëdhënietë me ushtrinë egjiptiane, ndonëse kjo e fundit vrau mijëra qytetarë. (The New York Times), ndërsa bashkësia ndërkombëtare në rastin e Sirisë largimin e Bashar al-Asadit e hoqi nga lista prioritare.

Mbështetja për demokracinë ishte, madje edhe më tej mbetet, një aspekt themelor i Pranverës Arabe, pavarësisht nga përvoja negative tash e dhjetë vite. Sipas sondazhit të pestë të Barometrit Arab, i cili u realizua në vitin 2018 dhe 2019 e në të cilin u përfshinë qytetarët mbi moshën 18-vjeçare, në përgjithësi vërehet se qytetarët e këtyre vendeve e mbështesin demokratizimin e rajonit. 78% e tunizianëve, 74% e libianëve, 70% e egjiptianëve dhe 51% e jemenasve ende besojnë se, edhe pse sistemet demokratike nuk janë perfekte, ato janë opsioni më i mirë. (Georges Fahmi, Chatham House)

Megjithëse Pranvera Arabe nuk ka përfunduar, nuk ka dyshim që momentumi i vitit 2011 ka marrë fund, porse kushtet themelore që çuan në trazira dhe kryengritje janë edhe më të pranishme, si p.sh.: plogështia ekonomike, mungesa e përgjegjësisë politike, korrupsioni…

Sipas të dhënave nga Banka Botërore, Lindja e Mesme ka nivelin më të lartë të papunësisë së të rinjve në botë dhe, çuditërisht, edhe pse rajoni është i përgjakur, që kur ka filluar Pranvera Arabepopullsia e rajonit është rritur për 70 milionë (The World Bank data)

Lindja e Mesme e bota arabe sot mund të konsiderohen “vrimë e zezë” e globit, pasi që ndodhen në vorbullën e gjakderdhjeve, luftërave civile dhe sundimit të neo-faraonëve, aspirata e popujve për t’i korrur frytet e revolucionit dhe për të gëzuar lirinë dhe sundimin e drejtë, një ditë doemos do të triumfojë.

Një përvojë të tillë na e tregon Europa Lindore meRevolucionin Hungarez dhe Pranverën e Pragës, të cilët, ndonëse synimet e tyre nuk u realizuan në vitet e ‘50-ta përkatësishttë ‘60-ta, këto ngjarje ishin pararendës i suksesit të 1989-ës. Mirëpo, idetë për liri e demokratizim të rajonit nuk mund të arrihen plotësisht pa një elitë intelektuale, pas kërkesë të vazhdueshme të publikut dhe qytetarëve, si dhe pa dyshim, pa mbështetje të shteteve të zhvilluara nga jashtë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close