LajmeMaqedoniTopLajm

Praktikat Franceze për qeverisje të mirë në administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Memorandumit për Bashkëpunim

Sot në kabinetin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Azir Aliu, Ministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe E.T. Sirill Bomgartner, Ambasador i Republikës së Francës në Shkup, u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Republikës së Francës në Shkup.

Memorandumi për Bashkëpunim është në funksion të përforcimit dhe përmirësimit të kapaciteteve profesionale në administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes formave dhe metodave të ndryshme të zhvillimit dhe trajnimit profesional, si dhe përmes bartjes së praktikave të qeverisjes së mirë dhe përvojave profesionale shumëvjeçare nga administrata e francës përmes ndihmës profesionale dhe mbështetjes nga Republika e Francës.

Memorandumi për Bashkëpunim do të implementohet përmes programeve vjetore me aktivitete konkrete, dinamike dhe buxhet, dhe do të aprovohet dhe sillet përmes shkëmbimit të letrave ndërmjet dy palëve nënshkruese. Në këtë kuptim, Dr. Azir Aliu, Ministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe E.T. Sirill Bomgartner, ambasador i Republikës së Francës në Shkup, sot shkëmbyen edhe letra me të cilat e aprovuan dhe sollën programin vjetor për vitin 2023.

Programi vjetor për vitin 2023 është i fokusuar në trajnimin gjuhësor në gjuhën frenge për fillestarë me përfshirje të gjithsej 36 pjesëmarrësve, të cilin do ta implementojë Instituti Francez në Shkup në periudhën tetor 2023 – janar 2024, ndërsa provimet DELF do të realizohen në shkurt 2024, pas përfundimit të trajnimit gjuhësor.

Kanë filluar aktivitete edhe për harmonizimin e Programit Vjetor për vitin 2024.

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dr. Azir Aliu, me këtë rast theksoi se me Memorandumin për Bashkëpunim hapet qasje e gjerë dhe e drejtpërdrejtë për bartjen e njohurive profesionale, shkathtësive, profesionalizmit dhe praktikave bashkëkohore për qeverisje të mirë nga Administrata e Francës në administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministri Aliu nënvizoi se praktika shumëvjeçare pozitive e investimit në kapacitete profesionale në administratën e Republikës së Francës do të jetë e një rëndësie të veçantë për forcimin, zhvillimin dhe përmirësimin e njohurive dhe shkathtësive profesionale të administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një nga shtyllat kryesore për qeverisjen e mirë dhe ofrimin e shërbimeve relevante për qytetarët dhe do të kompensojë deficitin serioz të frankofonëve në administratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i domosdoshëm për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në organizatat ndërkombëtare ku një nga gjuhët zyrtare është gjuha frenge, duke përfshirë proceset aktuale për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Republikës së Francëz E.T. Sirill Bomgartner shprehu kënaqësi të madhe për mundësinë e implementimit të këtij programi të rëndësishëm të destinuar për trajnimin e nëpunësve administrativë. Ky trajnim është vazhdimësi e aktiviteteve që Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonëve, i implementon me vite. Ambasadori gjithashtu shpreson se këto programe do të vazhdojnë të implementohen edhe në të ardhmen me përfshirjen e sa më shumë dëgjuesve.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close