LajmeSport

Portugalia shihet si pretendente për titullin botëror, Cristiano Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

Cristiano Ronaldo ka besim të plotë në prag të nisjes së botërorit të tij të 6 në karrierë. Ylli i skuadrës luzitane që do të bëjë debutimin në 17 qershor me ndeshjen ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Houston ka folur në prag të kësaj sfide duke shprehur besimin e tij.

E nisim me shumë gëzim, e dimë që Botërori është gjithnjë një kompeticion special dhe nisemi me shpresa të mëdha-tha Ronaldo-si jam fizikisht? Jam mirë, nuk i keni parë ndeshjet? Përgatitja ka qenë e vështire sepse kemi punuar shumë. Fitoret erdhën, por gjëja më e rëndësishme është kur topi do të nisë të rrogtullohet në 17 qershor në ndeshjen e parë. Pastaj, kur gjërat të vështirësohen, aty do të shohim kampionët e vërtetë. E rëndësishme është të kualifikohemi të parët në grup, hap pas hapi, me qetësi duke fituar besim e duke gjetur ritmin’

Pyetjes nëse Portugalia është ndër kandidatët për titullin botëror, Ronaldo u përgjigj duke u përpjekur që të jetë me këmbë në tokë.

‘Këtë do ta dimë vetëm në fund. Është një brez shumë i fortë, por ka shumë faktorë që nuk mund të kontrollojmë-tha Ronaldo-gjithsesi besoj se kjo është një kombëtare që do të sjellë shumë gëzim popullit portugez’.

Related Articles

Back to top button
Close
Close