LajmeMaqedoniTopLajm

Populli na do të bashkuar, nëse Alternativa bëhet palë me qeverinë harron premtimet që u ka bërë qytetarëve

Kryetari i degës së ASH-së në Çair, Zudi Enuzi Koka ka reaguar në lidhje me “luftën” e shpallur në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook Koka shkruan se kjo luftë e nxitur nga njerëz dashakeq “nuk na duhet” dhe nëse Alternativa  do të bëhet palë me Qeverinë, ato do të jenë në kundërshtim me premtimet që i kanë bërë popullit.

Sipas tij dëshira për të qëndruar bashkë është e madhe, pasi dhe vetë populli e do këtë gjë.

“Lufta facebookiane e nxitur nga njerëz dashakeq nuk na duhet, edhe nëse Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë, ky vendim sigurisht do të jetë në kundërshtim me vetveten dhe atë se çka i kanë premtuar popullit. Do të kishim dashur që të qëndronin në koalicion me ne dhe të vazhdojmë të luftojmë së bashku për rrëzimin e kësaj qeverie. Mos të harrojmë se populli na duan të bashkuar”, shkruan ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close