BotaTopLajm

Pompeo: Rusia qëndron prapa sulmit kibernetik ndaj SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thotë se është e qartë se Rusia qëndron prapa sulmeve ndaj disa agjencive qeveritare amerikane, që gjithashtu kishin në shënjestër disa caqe komerciale në mbarë botën.

“Ka pasur një përpjekje të madhe për të përdorur pjesë të souftverit të palës së tretë për të ndërhyrë në sistemet e Qeverisë amerikane”, tha Pompeo për The Mark Levin Show më 18 dhjetor.

“Kjo ishte një përpjekje e konsiderueshme dhe mendoj se tani mund ta themi qartë se rusët ishin të përfshirë në këto aktivitete”, shtoi ai.

Deri më tani, administrata amerikane nuk kishte thënë se kush qëndronte prapa sulmit kibernetik dhe presidenti amerikan, Donald Trump ende nuk ka folur publikisht për këtë gjë.

Kompania Microsoft tha se është njoftuar nga më shumë se 40 konsumatorë që u goditën nga kzy sulm, që sipas ekspertëve mund të lejojnë sulmuesit që të kenë qasje në informacione të ndjeshme të qeverisë dhe në rrjete që operojnë infrastrukturë të tillë, siç janë rrjetet e energjisë elektrike.

Pothuajse 80 për qind e konsumatorëve të prekur janë me seli në Shtetet e Bashkuara, tha presidenti i Microsoft, Brad Smith në një shkrim. Kompanitë e tjera të tjera të prekura nga ky sulm kibernetik janë në Belgjikë, Britani, Kanada, Izrael, Meksikë, Spanjë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ky nuk është ‘spiunim’ si zakonisht, edhe për kohën moderne. Por, prezanton një akt të pamaturisë që krijoi një cenueshmëri serioze teknologjike për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”, tha Smith, duke shtuar se numri i viktimave të prekura nga ky sulm do të vazhdojë të rritet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close