BotaLajme

Politiko: Kaja Kalas po përballet me kritika se ende sillet si kryeministre

 Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kalas përballet me shumë kritika në muajt e parë të marrjes së detyrës, ndërsa funksionarët e Brukselit më shumë kanë vërejtje se ka vazhduar që të “sillet si kryeministri”.

Gjatë një vizite në Kiev, menjëherë pas marrjes së detyrës në dhjetor, Kalas njoftoi në X njoftoi se “Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina ta fitojë këtë luftë” dhe disa zyrtarë të BE thanë se nuk ndjeheshin rehat që shefja i Shërbimit evropian për punë të jashtmenë ditën e saj të parë në detyrë, po i jepte vetes lirinë për të “kaluar mbi atë që konsiderohej retorika e vendosur për më shumë se dy vjet luftë në Ukrainë”, thekson potali i Brukselit.

“Kalas po sillet ende si kryeministre”, tha një diplomate e BE-së, e cila kërkoi të mos përmendet, duke iu referuar pozicionit të saj të mëparshëm si kryeministre e Estonisë.

Ky burim dhe nëntë diplomatë të tjerë dhe zyrtarë të BE-së kanë treguar për Politiko për një “seri gabimesh” gjatë muajve të parë të Kaja Kalas në detyrë, nga bërja e propozimeve të rëndësishme që nuk kishin mbështetje deri te marrja e shumë lirive në deklaratat e politikës së jashtme.

“Derisa e dëgjon, duket sikur jemi në luftë me Rusinë, gjë që nuk është linjë e BE-së, ka thënë një përfaqësues i BE-së.

Një vërejtje tjetër i përket propozimit të saj, pas Konferencës së sigurisë në Munih në shkurt, vendet e BE-së sigurojnë miliarda euro ndihmë emergjente për Ukrainën, pasi që SHBA-ja e ka ndërprerë ndihmën, informoi portali belg.

Politikani estonez, në një dokument prej dy faqesh të publikuar të dielën në mbrëmje, u kërkoi 27 vendeve -anëtare të Unionit të gjenin të paktën 1.5 milionë copë municione artilerie, ndër kërkesat e tjera. Dy diplomatë, nga Evropa Lindore dhe Veriore, theksuan se Kalas nuk arriti të fitonte mbështetje nga vende të mëdha si Franca përpara se të paraqiste propozimin e saj.

Një tjetër gjë që diplomatët mbajnë kundër Kalas është anulimi në minutën e fundit të takimit të kreut të diplomacisë evropiane dhe sekretarit amerikan të shtetit Marko Rubio në Uashington në fund të muajit shkurt, për shkak të, siç u shprehën, përgatitjes së dobët të takimit me palën amerikane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close