LajmeMaqedoni

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat është dashur t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Për rastin në fjalë mësohet se në cilësinë e zyrtares në “Posta e Maqedonisë”., është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Financiare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy personave të tjerë, respektivisht D.P., drejtor i kompanisë “Pin Petrol” dhe N.S., zyrtar në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

“Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në shumën e përgjithshme prej 22.294.343,00. denarëve”, thonë nga Policia Financiare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close