LajmeMaqedoniTopLajm

Policia e Maqedonisë së Veriut publikoi pamje gjatë konfiskimit të 2 ton luleve kanabisi të thata (VIDEO)

Sot përmes një aksioni policor janë konfiskuar mbi dy ton lule kanabisi të thata në një objekt të subjektit juridik në Zelenikovë, transmeton Portalb.mk.

“Nga objekti i subjektit juridik për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, i vendosur në komunën e Zelenikovës, janë marrë 2014 kilogram lule të thata nga bima e kanabisit”, raportoi Policia.

Kanabisi i marrë është vendosur në depon e Agjencisë për Menaxhim të Pronës së Sekuestruar.

“Kanabisi i është konfiskuar udhëheqësit 43 vjeçar Sh.F. që vjen nga Republika e Turqisë, për shkak parregullsive të konstatuara, në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, sqaroi Policia.

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj subjektit juridik dhe udhëheqësit në bazë të nenit 95-v.

Related Articles

Back to top button
Close
Close