LajmeRajonTopLajm

Policia e Kosovës tregon çfarë gjeti në shtëpitë e bastisura sot në veri

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në disa shtëpi dhe lokale në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, ka bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës.

“Njësitet relevante janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close