LajmeMaqedoni

Po paralajmërohen analiza dhe ndryshime! A do të ketë LSDM udhëheqësi të re pas zgjedhjeve?!

“Rrethi i parë është rreth i parë, presim rezultate më të mira në rrethin e dytë, e më pas do të japim vlerësime”, tha Bojan Mariçiq nga LSDM-ja.

Në këtë mënyrë, sekretari ndërkombëtarë i LSDM-së, Bojan Mariçiq, u përgjigj pyetjes së gazetarëve për dallimin e madh të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ose thënë më thjeshtë numrin e ulët të votave të Pendarovskit në krahasim me Siljanovskën.

Ende janë optimistë, edhe pse sipas retorikës, pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Shpresojnë se në rrethin e dytë  do të jetë më ndryshe. Por çfarë do të ndodh pas 8 majit? A po paralajmëron Mariçiq ndryshime të mëdha partiake?

“Të mërkurën, më 8 maj presim, së pari sigurisht rezultat më të mirë se në rrethin e parë. Pas 8 majit, presim . . . LSDM është parti e cila ka edhe procedura, kapacitete demokratike dhe potencial që të hapë të gjithë diskutimet dhe të analizojë edhe arsyet për këto rezultate, por edhe pasojat për shtetin dhe partinë”, shtoi Mariçiq.

Por Jovan Despotovskin, i cili në vitin 2021 u kandidua në kongresin e LSDM për lider të partisë para se të zgjidhet Dimitar Kovaçevski, në emisionin Daily Click, në TV21, para disa ditëve paralajmëroi se pas zgjedhjeve LSDM do të ketë udhëheqësi të re. Siç thotë ai, duhet t’i shtrihet dora edhe votuesve dhe sipatizuesve të partisë që shkuan te Maksim Dimitrievski.

“Çfarë duhet të bëjmë tani? Edhe sipas meje udhëheqësija e re partiake duhet t’ua shtrijë dorën votuesve, anëtarëve tanë që në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa një pjesë e tyre besoj se edhe tani kanë votuar për Maksimin. Në çfarë mënyre duhet bërë? Duhet të ulemi dhe të bisedojmë, megjithatë bëhet fjalë për miq të mëparshëm, të tanishëm apo të ardhshëm me të cilët kemi qenë së bashku 20 vjetët e kaluara në të gjitha betejat që LSDM-ja i ka udhëhequr”, vlerëson Despotovski.(30 prill 2024)

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Siljanovska Davkova fitoi 363 086 vota, Pendarovski 180 500 vota, ndërsa Maksim Dimitrievski 83 856 vota. Sipas disa analizave, numër i madh i këtyre votuese, nga këto pothuajse 84 mijë votues janë simpatizues dhe votues të LSDM-së të cilët për arsye të caktuara të paknaqësisë kanë vendosur që të votojnë për Dimitrievskin i cili u përjashtua nga partia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close