LajmeTeknologji

Po flitet gjithnjë e më shumë për iPad-in e ri

Ndërkohë që askush nuk është i sigurt saktësisht se kur kjo pajisje do të dalë në treg, flitet gjithnjë e më shumë për një sistem karikimi pa tel të ngjashëm me atë të iPhone 12 dhe iPhone 13.

Secilën herë e më shumë po flitet për arritjen e MagSafe në iPad Pro.

9to5Mac dhe burimet e tij paralajmërojnë se iPad Pro i ardhshëm do të ketë vërtet mbështetje për karikimin pa tel, por jo tamam ashtu siç kanë menduar shumica. Në vend të një sfondi xhami për ta mbështetur atë, iPadi i ri thuhet se do të ketë një logo më të madhe të Apple (mollës) prej qelqi të integruar në kutinë metalike. Për shkak të baterisë më të madhe, karikimi do të duhet të funksionojë më shpejt dhe të jetë i pajisur me magnet më të fortë që do ta mbajnë karikuesin në vend.

Verzioni i ri i tabletit shumë opullor do të vijë gjithashtu me një sërë përmirësimesh universale, të tilla si bateria më e fortë dhe një grup kamerash të ngjashme me atë në iPhone 13. Gjithashtu, shkruan 9to5Mac, ky verzion do ta përdorë çipin M2 që do të hasim edhe në MacBook Air më të fundit. Thashethemet e deritanishme kanë sugjeruar se M2 do të ketë tetë bërthama si dhe M1, por se do të vijë me më shumë bërthama grafike dhe shpejtësi të shtuar të orës.

Data e mbërritjes së iPad-it të ri, megjithatë, ende nuk dihet. Edhe pse flitet për një premierë gjatë evenimentit të pranverës, nuk ka asnjë garanci që Apple do të nxjerrë më pas një iPad të ri. Tableti me çip M1 i ka lejuar Apple të ngrihet mbi konkurrencën, ndërsa M2 ka të ngjarë të sigurojë të njëjtën gjë në vitin 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close