LajmeMaqedoni

Pluhuri i Saharasë në Ohër, alarm për shëndetin dhe ekologjinë

Pluhuri i Saharasë i vërejtur në Ohër, që mbuloi qiellin për disa ditë, po shkakton shqetësime të mëdha për shëndetin dhe ekonominë. Ekspertët paralajmërojnë se kjo ndotje e ajrit mund të çojë në sëmundje të reja dhe probleme të frymëmarrjes për banorët.

Në të njëjtën kohë, temperaturat e larta të paparashikueshme për këtë periudhë po kërcënojnë bujqësinë, duke rrezikuar prodhimin e frutave, vreshtave, kopshtave, dhe bletarisë.

Ambientalistët theksojnë se për të ardhmen, pritet të shihen më shpesh rryma ajrore ekstreme, duke sjellë më shumë pluhur Saharaje dhe grimca të tjera si pasojë e ndërprerjes globale të qarkullimit të ajrit. Kjo situatë nxit shqetësime për shëndetin dhe mjedisin, duke kërkuar veprime të menjëhershme për të mbrojtur popullsinë dhe biodiversitetin.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close