LajmeMaqedoniTopLajm

Plotësohet kërkesa e VMRO-DPMNE-së për ndryshimin e kodit penal

Parlamenti propozoi ndryshime në Kodin Penal me të cilat ulen dënimet me burg për veprën e shpërdorimit të pozitës dhe detyrës zyrtar. Amendamentet e propozuara ligjore janë dorëzuar në Parlament me flamur europian dhe janë futur në rend dite, informon PRESSonline.al

Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg.

Ndryshime të tilla ligjore opozitarja VMRO-DPMNE kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoski, me qëllim të vjetërsimit të lëndëve (veprave) të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Në vitin 2019, avokati i të akuzuarve Mile Janakieski dhe Nikolla Gruevski pa sukses parashtroi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin ose anulimin e paragrafit 5 të nenit 353 të Kodit Penal, i cili i referohet veprave penale që kanë të bëjnë me prokurimet publike ose dëmtimet për keqpërdorim të mjeteve nga Buxheti i shtetëror.
Me propozimin aktual të Qeverisë, ky paragraf fshihet. Kryeministri Dimitar Kovaçevski i nënshkroi propozim-amendamentet ligjore dhe në shpjegimin thuhet se ato rrjedhin nga Programi nacional për harmonizimin e ligjeve me ato të BE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close