
Zëvendësminitsri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu sot ka vizituar komunën e Bogovinës ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Besnik Emshiu të cilët së bashku kanë inspektuar punimet në shkollën fillore “Liria” në fshatin Zherovjan të komunës së Bogovinës, shkruan Top24
Sot në vizitë prita zv. ministrin e Arsimit dhe shkencës z.Agim Nuhiu,ku në protokoll ishte mbykqyrja e disa punimeve që janë realizuar në shkollën fillore “Liria” në f.Zherovjan.
U pritëm nga gjithë nxënësit e shkollës dhe arsimtarët e shkollës të cilët ishin të kënaqur nga kushtet të cilat i ka ofruar ministria në bashkëpunim me komunën.



